Ndalohet një person për veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton opinionin se gjatë ditës ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelorë të Prishtinës – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit person, për veprën e lartcekur. /Kosova.info/

Go to TOP