Nagelsmann flet para ndeshjes me Danimarkën: Do t`i përmbushim pritjet

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka shprehur besim të madh në aftësitë e ekipit të tij për të përmbushur pritjet e larta që ekzistojnë për “pancerët”.

Gjermania dhe Danimarka do të përballen në 1/16 të finales së Euro 2024.

Gjermania, fituesja e trefishtë e Kampionatit Evropian, ka pasur vështirësi në turnetë e fundit, duke u eliminuar në fazën e grupeve në dy Botërorët e fundit dhe gjithashtu në Euro 2020 në 1/16 e finales nga Anglia.

Pavarësisht dështimeve të fundit, Nagelsmann është i sigurt se skuadra e tij do të kthehet në formën më të mirë.

“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet. Kam besim të madh te ekipi, e di se çfarë ka brenda tyre dhe çfarë janë në gjendje të japin. Unë mendoj se djemtë do të hyjnë në ndeshje me ndjesi të mirë dhe do të përmbushin pritjet”, ka thënë Nagelsmann.

Go to TOP