Nagavci njofton për inicimin e programit master për edukatë seksuale

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arbërie Nagavci ka  bërë të ditur se në takimin me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani, kanë diskutuar për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se i ka informuar ata për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës.

“Gjithashtu, diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative”, ka shkruar tutje Nagavci. /Kosova.info/

Go to TOP