MKRS-ja vazhdon restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po vazhdon në restaurimin, promovimin dhe funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit.

“Restaurimi ka nisur edhe në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren. Ky aset është një prej objekteve që i përket trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në shekullin XVIII”, ka njoftuar ministria.

Në njoftim thuhet se shtëpia interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të shprehur përmes arkitekturës tradicionale të qytetit të Prizrenit që i ka mbijetuar kohës dhe tash me profesionalizëm po punohet për ruajtjen e vlerave të saj.

“Ndërtesa në tërësi është e pasur me elemente etnografike që datojnë nga koha e ndërtimit të saj dhe po bëhet funksionale për të dëshmuar para gjeneratave të ardhshme vlerat tona të pasura të trashëgimisë kulturore”, njofton MKRS-ja. /Kosova.info/

Go to TOP