Milazim Krasniqi uron djalin për pozitën në PDK: Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë

Milazim Krasniqi, babai i kryetarit të ri të PDK-së, Memlit e ka uruar atë për pozitën e re.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen e plotë të familjes.

“Zgjedhja e Memlit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, për mua, Ediben dhe gjithë familjen tonë, është një përmbushje e besimit që gjithnjë kemi pasur dhe e kemi në Memlin, si një djalë i mbarë, i suksesshëm, i dashur, i përkushtuar, me vlera të larta njerëzore”.

“Memli e ka pasur dhe e ka gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, në të gjitha projektet, sepse ne e dimë që ai angazhohet vetëm në punë të mira, të mbara e të dobishme, për familjen e për vendin tonë të dashur. Prandaj e ka përkrahjen tonë të plotë edhe në detyrën e tij të re dhe më shumë përgjegjësi. Të udhëheqësh PDK-në, realisht është ta prekësh me dorë historinë e këtij shteti, sepse PDK-ja është pjesë substanciale e lirisë dhe e ndërtimit të shtetit tonë”.

“Ne besojmë se historia e lavdishme e këtij projekti politik dhe oferta e re për kohën që kemi përpara, do t’i prijë Memlit tonë drejt sukseseve të reja. Urime, babush! Zoti të ndihmoftë!”, ka shkruar Krasniqi.

Go to TOP