Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet

24 qershori është një ditë tejet e veçantë për Lionel Messin.

Pikërisht në këtë datë të vitit 1987 ka lindur gjeniu i futbollit.

Pra, Messi sot e ka ditëlindjen dhe i mbush 36 vjet.

Në karrierën e tij ai ka fituar shumë trofe, në mesin e tyre edhe Kupën e Botës, me Argjentinën në Katar në vitin 2022.

Po ashtu ai i ka ‘rrëmbyer’ hiç më pak se tetë “Topa të Artë”.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit.

Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit.

Argjentinasi, vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012.

Lionel Messi, po ashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Evropë.

Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet.

Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga.

Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, ka luajtur për ekipe si: Barcelona, Paris Saint Germain dhe tani luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Go to TOP