MD-ja ankohet për mosbashkëpunim me KGjK-në dhe KPK-në

Mungesa e një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, ka bërë që të ngecë procesi i Reformës në Drejtësi.

Nga MD-ja thanë se nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me dy institucionet e drejtësisë.

Genc Nimoni, këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, ka thënë se ka një lloj rezistence në pamundësi për të bashkëpunuar Ministria e Drejtësisë me KGJK-në dhe KPK-në.

“Ministria e Drejtësisë, qysh se nga fillimi kur ka filluar reformën ka has në një lloj rezistence nga akterët e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, përkundër kësaj Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me i konsideru partnerë serioz në nismat në të cilat do duhej të ekzistonte bashkëpunimi institucional qysh nga fillimi ne kemi vazhduar me i konsideru dhe me i ftu me qenë pjesë qoftë e takimeve të veçanta por qoftë edhe takime punuese të përbashkëta që janë më të gjëra dhe ka disa nisma që janë finalizuar në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial”, ka thënë Nimoni.

Tutje, ai shton se ka raste kur ka mungesë të madhe të bashkëpunimit e që kjo ndodh më shumë me Këshillin Prokurorial së sa me Këshillin Gjyqësor.

Nimoni ka numëruar edhe arsyet e këtij mosbashkëpunimi që ka dërguar në ngecjen e procesit sa i përket reformës në drejtësi.

“I kanë edhe disa si të themi ashtu mendime ndryshe, nuk i bashkohen deklaratës së zotimit, kanë dërguar edhe letra të tilla, sidoqoftë ne jemi duke shkuar sipas planit të punës që e kemi dakordu në fillim bashkë me Këshillin Gjyqësor Këshillin Prokurorial dhe në bazë të këtij plani të punës ne planifikojmë që tash në qershor korrik të finalizojmë nismat që rrjedhin nga kjo deklaratë e përbashkët e zotimeve edhe që janë diku 6 projekt akte normative dhe këtë jemi duke e bërë në bashkëpunim me gjithë akterët në bashkëpunim me shoqërinë civile në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar me ekspertë tjerë me Këshillin Gjyqësor ndonëse kemi disa divergjenca edhe me Këshillin Prokurorial por me ta kemi më shumë divergjenca, flas në atë kuptimin që të Ministria e Drejtësisë vazhdojnë më e pas edhe qasjen edhe bashkëpunimin profesional kur kanë synime për reformën që është në interes të sistemit, mirëpo kur kanë interesime tjera natyrisht që ne nuk jemi pjesë e saj dhe ne vazhdojmë ashtu siç kemi dakordu me planin tonë të punës”, ka thënë Nimoni.

Go to TOP