Mbyllen pjesët e para: Gjeorgjia në epërsi ndaj Portugalisë, ndeshja Çeki – Turqi pa gola

Minuta e dytë e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë ka qenë vendimtare për një dyzet e pesë minutësh të plotë.

Një aksion i nisur nga Mikautadze dhe i përfunduar me gol nga Kvaratskhelia i ka dhënë avantazhin Gjeorgjisë që në fillim të ndeshjes.

Sonte po zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të Grupit F.

Në ndeshjen tjetër, mes Çekisë dhe Turqisë, rezultati pas pjesës së parë ka mbetur 0-0. Nga minuta e njëzet, çekët janë detyruar të luajnë me një lojtar më pak, pasi Barak ka marrë kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash.

Sipas rezultateve të pjesës së parë, tabela e Grupit F kryesohet nga Portugalia me gjashtë pikë. Në vendin e dytë gjendet Turqia me katër pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia po me katër pikë, ndërsa Çekia ndodhet në vendin e katërt me vetëm dy pikë.

Go to TOP