Mbrojtësi anglez e sheh Sllovakinë si kundërshtar të fortë

Futbollisti anglez Marc Guehi ka vlerësuar Sllovakinë si një kundërshtar të vështirë.

Dy kombëtaret ndeshen të dielën në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024 dhe, sipas Guehi, përballja pritet të jetë e fortë.

“Ne të gjithë i kemi parë ndeshjet e tyre dhe e dimë se ata janë një skuadër shumë e mirë”, ka thënë ai. “Shumë lojtarë të mirë. Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë, një kundërshtar i vështirë për t’u përballur”. 

Mbrojtja e Anglisë ka treguar një performancë mbresëlënëse gjatë fazës së grupeve, duke pranuar vetëm një gol.

Mbrojtësi i Crystal Palace ka, theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fortë në përballjet e ardhshme.

“Është një aftësi kolektive për t’u mbrojtur mirë dhe nëse duam të shkojmë larg në turne, mbrojtja duhet të jetë e fortë”, ka thënë Guehi.

Go to TOP