‘Mbappe e di se ku po shkon’

Fituesi i Kupës së Botës Emmanuel Petit pranon se është i lumtur që më në fund ka mbaruar ‘telenovela’ Kylian Mbappe.

Ylli francez tashmë është lojtar i gjigantit spanjoll, Real Madrid.

“Jam i lumtur që ‘telenovela’ Mbappe ka mbaruar, sepse ne jetuam më atë çdo javë. A do të largohet, a do të qëndrojë, çfarë po ndodh mes PSG-së dhe Mbappe-s, a ka ngrënë…?”.

“Nuk e di nëse Mbappe do të jetë problem, por ai e di saktësisht se ku po shkon, te klubi më i mirë në botë që fitoi Champions League dhe La Liga-n pa të. Madridi është më i rëndësishëm se çdo lojtar. Edhe nëse fiton ‘Topin e Artë’ në Madrid nuk ka rëndësi se sa i rëndësishëm je”.

“Mbappe e di këtë. Ai është inteligjent dhe do të përpiqet të përshtatet sa më shpejt me shokët e tij në fushë. Ai e di shumë mirë që tifozët dhe mediat po e presin. Ata nuk do t’i japin kohë. Në Madrid dhe në PSG është e njëjta gjë”, ka pohuar Petit. 

Go to TOP