Maqedonci: Me dronët Bayraktar, Kosova është më e fortë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, vlerëson se me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale.

Maqedonci i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kanë vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar në Aeroportin e Gjakovës.

“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, shkroi Maqedonci. /Kosova.info/

Go to TOP