Lyon transferon futbollistin algjerian nga West Ham

Anësori algjerian, Said Benrahma, ka kaluar te klubi francez Lyon nga West Ham, të dielën.

Pas një gjysme sezoni si huazim te Lyon, ku shënoi tri herë në dymbëdhjetë paraqitje në Ligue 1, transferimi i tij është bërë për një vlerë prej 12.3 milionë funtesh.

Benrahma i qe bashkuar West Hamit nga Brentford në vitin 2020 dhe gjatë kësaj kohe kishte shënuar njëzet e katër gola në 155 ndeshje.

Në një deklaratë të West Ham, klubi ka falënderuar futbollistin për kontributin e tij, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Go to TOP