Lipjan: Arrestohen katër të mitur, në rrugën e njëjtë ndodhën dy rrahje

Janë arrestuar katër të mitur të premten në Lipjan, për dy rrahje të ndodhura në rrugën e njëjtë, me vetëm një orë dallim në mes të ngjarjeve.

Rasti i parë ndodhi në ora 10:30 në rrugën Avdi Kelmendi, ku tre të mitur dyshohen se e kanë rrahur një të mitur tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.

E një orë pas incidentit të parë, një i mitur dyshohet se e ka goditur me mjet të fort një të mitur tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24-orë.

Go to TOP