Lewandowski s`e ndihmon Poloninë kundër Holandës

Polonia do të jetë pa sulmuesin Robert Lewandowski në ndeshjen kundër Holandës në Euro 2024. Kjo për shkak të një lëndimi gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Turqisë, e cila përfundoi me fitoren e Polonisë me rezultat 2-1.

Federata e Futbollit e Polonisë duke e konfirmuar mungesën e sulmuesit kryesor për ndeshjen e parë të kampionatit, ka theksuar se stafi mjekësor po bën gjithçka të mundur për ta rikuperuar atë në kohë për ndeshjen e dytë kundër Austrisë.

Polonia, pjesëmarrëse në Grupin D të Euro 2024, do të nisë fushatën e saj kundër Holandës më 16 qershor. Pas kësaj, skuadra polake do të përballet me Austrinë më 21 qershor dhe me Francën më 25 qershor.

Go to TOP