Lëvizja kombëtare e Deçanit në përputhje më liritë Kushtetuese kombëtare

Shkruan: Gjon KEKA

Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta gjykojë vullnetin e lirë të njerëzve për të braktisur një ideologji fetare, apo të besuarit në një tjetër.

Kudo në botën e civilizuar lëvizjet që i shërbejnë kombit dhe lirisë e vullnetit personal për ta shpie shoqërinë drejt zhvillimeve pozitive, përparimit dhe bashkimit me familjen e civilizuar të Evropës, janë të dobishme dhe pjesë e frymës iluministe dhe lirive.

Do të ishte një turp i madh për Republikën e Kosovës e cila është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve për liri dhe për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe të frymëzuar nga kryeheroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) nëse lejon që gjykata e këtij shteti të gjykojë njerëzit e lirë që shprehin dëshirën e tyre për ta braktis një ideologji fetare ,për të besuar ose mos besuar etj.

Evropa e civilizuar po na shikon me katër sy ,ajo dëshiron që Kosovën ta shoh jo një vend që i gjykon ata që e duan lirinë , të drejtën dhe identitetin e tyre kombëtar evropian, si dhe i mbrojnë vlerat e përbashkëta të civilizimit evropian.

Sikur fletë historia ,dhe faktet i pari ndër ne që e ka braktis islamin si ideologji prapanike fetare ka qenë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) dhe askush e asnjë gjykatë në botë nuk arriti të gjykojë për një liri të tillë të zgjedhjes dhe rikthimit të rrënjët e tij ,te besimi i etërve të tij ,te atdheu i tij. Por sot, kush mund ta gjykojë vullnetin e lirë të njeriut t’i rikthehet rrënjëve të tij, besimit të tij ,askush, askush dhe askush, dhe askush asnjëherë nuk ka dhe nuk do të ketë të drejtë të gjykojë këtë hap të popullit tonë për të jetuar të lirë, me identitet dhe besim e kulturë evropiane.

Edhe një herë po e përsëris asnjë gjykatë në botë, nuk mund ta gjykojë një lëvizje ,një individ që dëshiron të besoj dhe mos besoj, të braktis apo të mos braktis një ideologji fetare. Nëse gjykata bazohet në Kushtetutën e Kosovës, atëherë aty shkruan tepër qartë se liria e besimit dhe mosbesimit është e mbrojtur me ligj dhe kushtet dhe është pjesë thelbësore e shtetit dhe lirive të tij.

Ja se si përkufizohen këto liri sipas “Kushtetutës së Republikës së Kosovës(09.04.2008)”:

Neni 21 „Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.

2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë.

Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.

Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

Neni 22

Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;

Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;

Konventa për të Drejtat e Fëmijës;

Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

Neni 7:1.„Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.“

Neni 8 “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”

E vërteta kërkon njohjen e të dy llojeve të lirisë. Të dyja janë të rrënjosura në natyrën njerëzore, liria popullore(qytetare), në racën e përbashkët , liria individuale në jetën individuale të shpirtit. Por e para është tërësisht dhe një koncept juridik dhe realizohet vetëm në komunitet, pra në shtetin e Kosovës; Por kjo e fundit e ka themelin e saj më të thellë jashtë shtetit të Kosovës, në një fushë të jetës që shteti i Kosovës as nuk thirret dhe as nuk ka fuqi ta kontrollojë këtë liri, pikërisht këtë liri të individëve, për të besuar dhe mos besuar apo braktis një ideologji fetare.

Vetëm në vendet teokratike apo despotike e diktatoriale përndiqen njerëzit e lirë, sikur në kohën e pushtimit turk- sipas ligjeve të Kuranit, Perandoria otomane( turke) e dënonte braktisjen nga Islami me vdekje.

Ndoshta i ka shkuar ndokujt mendja e dëshiron që edhe në Kosovë të aplikojë ligje primitive barbare teokratike të tilla në një mjedis evropian, kjo jo vetëm se nuk do të lejohet, madje do të ketë reagim të menjëhershëm nga bota demokratike dhe e civilizuara që na ndihmojë sikur janë: ShBA ,vendet mike evropiane si dhe NATO.

Një gjë duhet ditur se ata që e kanë braktisur ideologjinë islamike ,e kanë braktisur një ideologji fetare dhe jo kombëtare, pra ata që e braktisin një fe është e drejtë e secilit, e rëndësishme është që nuk është braktisur dhe mohuar kombi, pra kur një individ apo lëvizje braktis dhe mohon kombin e tij kjo është antikombëtare, antikushtetues dhe rrezik për sigurinë kombëtare, por jo një lëvizje që e braktis një ideologji fetare që është pjellë e një pushtuesi.

Si është e mundur të gjykohet një Lëvizje kombëtare që dëshiron ta ruaj identitetin e tij dhe kulturën e besimit të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës etj., ndërsa në anë tjetër ka me qindra imam radikal-ekstremist që për çdo ditë dalin e flasin përralla e iluzione, ofendojnë dhe njollosin figurat themeltare ,shpirtërore, humane të kombit tonë sikur janë: Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Idriz Seferit, Adem Jasharit etj., dhe askush nuk i kanë dënuar në asnjë gjykatë, po të ishin këto dukuri në ndonjë shtet evropian ku sundon rendi e ligi këta imam e individ të ideologjizuar, e grupe ideologjike të errësirës do të ishin në burg.

Si po mendon Kosova ta ndërtojë shoqërinë e saj demokratike ,të lirë dhe në përputhje të plotë me natyrën e bashkimit evropian që synon të anëtarësohet e në anën tjetër përndjek nëpër gjykata Lëvizje kombëtare ,njerëz të lirë që zgjedhin se ku duan të besojnë apo mos besojnë, të braktisin apo jo një ideologji fetare?

Besimi është çështje personale e zemrës, askush nuk ka të drejtë që në zemrën time të më tregoj se ku dua apo nuk dua të besoj, besimi është filozofi e zemrës ,aty nuk mund të gjykojë asnjë gjykatë në tokë.

Rroftë Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) Mbret!

Rroftë Lëvizja kombëtare e Deçanit!

Go to TOP