LDK organizon konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni ‘’Ibrahim Rugova’’, këtë të hënë, më datë 10 qershor, nga ora 11:00 do të mbajë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës.

Konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve tanë që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda. Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës.

Kjo konferencë do të nderohet me pjesëmarrjen e folësve kryesorë nga vendi, rajoni e bota, të ndarë në dy panele.

Paneli i parë:

🔹Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

🔹Massimo D’Alema – Ish Kryeministri i Italisë

🔹Vincenzo Paglia – President i Akademisë Papnore për Jetën

🔹Jeffrey M. Hovenier – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Paneli i dytë:

🔹Blendi Fevziu – Gazetar, shkrimtar dhe autor i ‘Opinion’

🔹Adriatik Kelmendi – Gazetar, shkrimtar dhe autor i ‘Rubikon’

🔹Eugen Saraçini – Gazetar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të RTV21

🔹Alush Gashi – Themelues dhe Kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë.

Folësit do të trajtojnë përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore, trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe narrativën e Kosovës në kryqëzimin historik vleror dhe medial. /Kosova.info/

Go to TOP