Ky është personi që humbi jetën nga rrëzimi i murit në Istog

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur sot në Istog pas shembjes së murit të një mulliri.

I ndjeri është Fazli Demaj nga fshati Vrellë, i lindur në vitin 1961. Këtë e ka bërë të ditur një familjar i tij, i cili ndër të tjera tha se tani kanë vetëm supozime lidhur me rastin.

“Lajmin e kemi marrë në orë 09:00 ose 09:30 edhe sipas supozimeve tona muri ka rrëshqit dhe ngjarja ka ndodhur në atë moment. Supozohet që i ka ra dega e arrës në kry edhe pastaj komplet muri. Rrëshqitja e murit nuk e di pse ka ndodhur, po supozojmë që ka pasur dridhje të tokës. I ndjeri është Fazli Demaj nga fshati Vrellë, i lindur në vitin 1961. Me të kemi qenë shok, kushëri, ka qenë gjeneratë e jemja”, tha ky familjar .

Go to TOP