Kurti vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar në mëngjes, Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast, kryeministri ka falënderuar Myftiun Tërnava për mikpritjen, dhe e ka uruar atë, gjithë Bashkësisë Islame të Kosovës për festën e Bajramit, gjithë besimtarët, qytetarët e vendit tonë, shqiptarët kudo që janë, duke thënë se kjo festë na e përkujton rëndësinë e sakrificës, por mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë, nga e cila buron sinqeriteti, marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti.

“Kurban Bajrami është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë. E paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri, mirësjellje e dashamirësi me të gjithë qytetarët, sepse në shoqëri, në komb duhet të jemi bashkë e ta ndihmojmë me krejt çfarë dimë e mundemi njëri-tjetrin”, tha kryeministri Kurti.

Prononcimi i kryeministrit Kurti:

Falënderoj nga zemra Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnaven, për këtë mikpritje të ngrohtë. Ja uroj edhe një herë Kurban Bajramin, edhe kolegëve të tij, të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë, shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e përkujton edhe rëndësinë e sakrificës, por mbi të gjitha rëndësinë e gatishmërisë për sakrificë. Sepse pikërisht nga gatishmëria për sakrificë buron sinqeriteti, marrëdhëniet e mirë ndërnjerëzore dhe mirësia e solidariteti.

Kurban Bajrami është festë në të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërmit, miqtë, fqinjët, por gjithashtu edhe me ata të cilët janë të varfër e nevojtarë. E paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri, mirësjellje e dashamirëse me të gjithë qytetarët, sepse në shoqëri, në komb duhet të jemi bashkë e ta ndihmojmë me krejt çfarë dimë e mundemi njëri-tjetrin.

Edhe një herë falënderoj Myftiun Naim Tërnava për rolin e tij tradicional e historik që e ka luajtur për të mirën e qytetarëve dhe për mirëqenien e tyre. /Kosova.info/

Go to TOP