Kurti për Serwerin: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij të mençura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Daniel Serwerin, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njohës i çështjes së Kosovës dhe më gjerë.

Kurti, përmes platformës ‘X’, tha se është mirënjohës për analizat dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme të Kosovës.

“Kënaqësi të rilidhesha me profesorin Daniel Serwer, një diplomat i madh dhe një mik edhe më i madh i Kosovës. Ky ishte vetëm i fundit nga takimet e shumta që kemi pasur gjatë më shumë se dy dekadave, por ishte hera e parë që pata privilegjin ta mirëpres në Zyrën e Kryeministrit. Si gjithmonë, jam mirënjohës për analizën e tij therëse dhe këshillat e tij të mençura për çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet Republika jonë dhe qytetarët e saj, dhe rajoni në tërësi”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP