Kurti për balotazhet: Synojmë e dëshirojmë që të fitojmë

Kryeministri dhe njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti  tha se janë duke punuar që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të zhvillohet pa incidente.Kurti shtoi se Qeveri do të garantojnë zgjedhje demokratike të lira e fer.

Kur u pyete për rezultatin që pret nga këto zgjedhje, ai potencoi se synojnë dhe dëshirojnë që të fitojnë.

“Ne do të përpiqemi që të shkoj gjithçka në rregull sa i përket procesit zgjedhor që të mos ketë incidente të jenë zgjedhje demokratike të lira e fer.Si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të institucioneve mekanizmave shtetëror që të organizojmë zgjedhjet. Ne natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të enjten, në Komunën e Deçanit i ka fituar zgjedhjet Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në Mitrovicën e Jugut zgjedhjet i fitoi Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).Në Lipjan, në raundin e parë fitoi kandidati Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Në Suharekë, zgjedhjet për kryetar i fitoi Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Pejën e fitoi Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Në Ferizaj, në raundin e parë fitoi Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).Ndërkaq ,në Hanin e Elezit fitues doli Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Partia serbe, Lista Serbe, ka fituar më së shumti komuna në këto zgjedhje lokale. Kjo parti ka arritur të fitojë në nëntë komuna, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

Pa balotazh, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq me kandidatin Zoran Todiq, në Zubin Potok me Sërxhan Vuloviqin, në Zveçan me Dragisha Milloviqin, në Mitrovicë të Veriut me Milan Radojeviqin, në Graçanicë me Liljana Suboviqin, në Novobërdë me Sasha Millosheviqin, në Shtërpcë me Dalibor Jevtiqin, në Ranillug me Katarina Ristiqin dhe në Partesh me Dragan Petkoviqin.Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Go to TOP