Kurti: Mbi 700 mijë objekte janë skanuar në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 700 mijë objekte janë të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit.

Me anë të një postimi në platformën X, ai është shprehur se kjo është ndërmarrja e parë publike për dixhitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“E pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në dixhitalizimin e regjistrimeve dhe koleksioneve”, ka thënë Kurti.

Go to TOP