Kurti: Liruam nga pagesat e shërbimeve kadastrale disa kategori

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Tarifat për Produktet, Shërbimet Kadastrale Gjeodezike dhe Regjistrimit të Pronave.

Përveç unifikimit të tarifave për të gjithë shërbimet dhe ofrimin e tyre në formë digjitale, ky udhëzim i ri gjithashtu parasheh lirimin nga pagesa për shërbimet dhe produktet kadastrale të këtyre kategorive shoqërore: të gjithë studentët nga Kosova dhe ata që vijnë nga vendet tjera me qëllime të përgatitjes së seminareve dhe punimeve të diplomës; nënat vetëushqyese; personat me asistencë sociale, përkatësisht gratë në asistencë sociale; personat me aftësi të kufizuara dhe viktimat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

Po ashtu Qeveria ka marrë edhe dhjë vendime të tjera, për të cilat kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP