Kurti i çon letër falënderimi Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërtimit të spitalit të fëmijëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar letër falënderimi Ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kurti nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës.

Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore.

Mes tjerash në letrën falënderuese Kurti thekson se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP