Kualifikohen tutje Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia

Gjeorgjia ka befasuar Portugalinë dhe ka arritur ta kalojë grupin në Euro 2024.

Ndeshja e tretë e Grupit F, e zhvilluar të mërkurën në “VELTINS-Arena”, është mbyllur me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Willy Sagnol me rezultat 2-2.

Minuta e dytë e ndeshjes ka qenë vendimtare për një 45-minutësh të plotë. Një aksion i nisur nga Mikautadze dhe i përfunduar me gol nga Kvaratskhelia i ka dhënë avantazhin Gjeorgjisë që në fillim të ndeshjes. Pjesa e parë nuk ka sjellë gola të tjerë.

Në pjesën e dytë, gjeorgjianët kanë shënuan edhe një gol tjetër. Ka qenë minuta e 57-të kur Mikautadze ka realizuar, duke i dhënë fitoren skuadrës gjeorgjiane.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit mes Çekisë dhe Turqisë, e luajtur në të njëjtën kohë në “Volksparkstadion”, ka përfunduar fitoren e Turqisë me rezultat 2-1. Në pjesën e parë, rezultati ka qenë 0-0, ndërsa çekët janë detyruar të luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e njëzetë, pasi Barak ka marrë kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash.

Në pjesën e dytë, Turqia ka gjetur epërsinë me golin e Hakan Çalhanoglu në minutën e pesëdhjetë e një. Reagimi i çekëve ka ardhur pas vetëm trembëdhjetë minutash, kur Soucek ka realizuar në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, duke e barazuar rezultatin.

Megjithatë turqit nuk kanë hequr dorë nga fitorja. E kanë arritur atë në minutat shtesë kur Tosun ia ka arritur të shënojë.

Sipas ndeshjeve të sotme, tabela kryesohet nga Portugalia me gjashtë pikë. Në vendin e dytë gjendet Turqia poashtu me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia me katër pikë, ndërsa Çekia ndodhet në vendin e katërt me vetëm dy pikë. Kësisoj, vetëm Çekia nuk ia ka arritur ta kalojë grupin.

Go to TOP