Anglia, Danimarka e Sllovenia kalojnë në fazën nokaut të Euro 2024

Një intervenim i portierit Jan Oblak në momentet e fundit të ndeshjes i ka mohuar Palmerit një gol të sigurt, që do t`i jepte Anglisë fitoren ndaj Sllovenisë.

Ndeshja e xhiros së tretë në Grupin C është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Anglia e ka dominuar Slloveninë në pjesën e parë, por nuk ka arritur të gjejë avantazhin. Anglezet kanë rrezikuar me Harry Kane dhe Bukayo Saka, por rrjeta e Oblak ka mbetur e paprekur. Në pjesën e dytë, rasti më i mirë për anglezët ka ardhur nga Rice, i cili ka realizuar një goditje të fortë, por që ka përfunduar jashtë kuadratit.

Kane ka qenë protagonist i një aksioni tjetër, ku është rrëzua para portës nga mbrojtja sllovene. Goditja e lirë që ka pasuar është humbur nga anglezët.

Njëkohësisht, edhe ndeshja mes Danimarkës dhe Serbisë ka përfunduar pa gola. Nga ky grup, vetëm Serbia është eliminuar, ndërsa Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kanë kaluar në fazën tjetër të turneut.

Go to TOP