KSHZ: Nga 1.325 vendvotime, jehona e votuesve është 3,28 për qind

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve deri në ora 09:30 ka marrë informacione nga vetëm 1.325 vendvotime, prej gjithsej 3.480 vendvotimeve, përcjell Alsat. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se gjithsej kanë votuar mbi 23 mijë qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i atyre që kanë votuat në vendvotime, për të cilët kanë ardhur të dhëna janë 23.468, përqindja e votuesve është 3,28 për qind”, deklaroi Dashtevski.

Go to TOP