KRU “Prishtina” sot nis aksionin e shkyçjeve në Veternik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot pritet të zhvillojë aksion ndaj borxhlinjve të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë në lagjen “Veternik”.

Zëdhënësja e Kompanisë, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se në fokus janë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë, duke theksuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

Go to TOP