Krasniqi: Kosova, ndër vendet që mund t’i dali ballë inovacionit digjital

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Kosova mundet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë.

“Kënaqësi e veçantë që, sot, në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, e para e këtij lloji e organizuar nga komuniteti Crypto Albanians, të flisja për teknologjitë e reja, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave në të ardhmen tonë”, ka thënë ai..

Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh.

“Gjithmonë kam besuar dhe besoj fort se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë sonë dhe përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha”, ka thënë Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP