Konfiskohen armë në Pejë

Dje policia në Pejë ka konfiskuar armë turke dhe italiane gjatë punës policore.

Më datë 14.11.2021 në orën 19:30, Policia e Kosovës, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative,  në  fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.

Njësitë policore kufitare menjëherë kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti ,  i dyshuari P.H. (1983),  mashkull kosovar si dhe një dëshmitar.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

1  armë e  llojit ‘Benelli’ – prodhim italian

1 armë e  llojit ‘Hastan’ – prodhim turk

1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 ËIN ,

1  pako me 23 fishekë të llojit sterling,  të kalibrit 12 mm.,

1  pako me 5 fishekë 12 mm,

1 pako me 9 fishekë të 12mm.

2 këllëfë të armëve të gjata

Pas kompletimit të  rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të  rregullt.

Go to TOP