Kolumbi: Grupi rebel pranon armëpushimin

Bisedimet e paqes midis shefit të grupit rebel, Segunda Marquetalia, dhe qeverisë kolumbiane, filluan në Karakas, Venezuelë, të hënën.

Një nga falangat më të mëdha që la ish-guerilen e FARC-un, Segunda Marquetalia, bie dakord për një marrëveshje me qeverinë kolumbiane për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, njoftuan të dy palët në një deklaratë, transmetojnë mediat e huaja.

Bisedimet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, filluan të hënën dhe janë të tretat nën udhëheqjen e presidentit Gustavo Petro, i cili po përpiqet t’i japë fund konfliktit 60-vjeçar midis forcave të sigurisë së vendit, grupeve guerile, grupeve paraushtarake dhe bandave të drogës.

Data e fillimit të marrëveshjes nuk është bërë e ditur. Në deklaratë thuhet se armëpushimi i njëanshëm nuk kufizon “kompetencat kushtetuese dhe ligjore” të forcave të sigurisë kombëtare.

Grupi gjithashtu duhet të ketë rënë dakord që të mos vazhdojë të jetë i armatosur ose i veshur me uniformë në zonat urbane ose në rrugë, në tokë ose në det.

Go to TOP