Koci: Shoferët e autobuzave dhe taksive, shkelësit më të mëdhenj të komunikacionit në Prishtinë

Avokati, Arianit Koci, përmes një shkrimi në facebook ka cekur një problematikë mjaft të mprehtë siç është kaosi në trafik.

Koci thotë se shkelësit më të mëdhenj të rregullave të komunikacionit  në Prishtinë janë pikërisht ata që supozohet që janë më profesionistat, shoferët e autobuzave dhe taksistat.

“Vazhdimisht “grabisin” udhë dhe ndalën vend e pa vend – aty ku kërkon udhëtari.Në 300 m, e kam përcjellë, autobusi lokal është ndalë 5 herë.Natyrisht që shkaktohet kaos në qytet” shkruan Koci.

Reagimi i plotë:

Shkelësit më të mëdhenj të rregullave të komunikacionit në Prishtinë, janë ata që supozohet të jenë profesionista: shoferët e autobusave dhe taksistat.

Vazhdimisht “grabisin” udhë dhe ndalën vend e pa vend – aty ku kërkon udhëtari.

Në 300 m, e kam përcjellë, autobusi lokal është ndalë 5 herë.

Natyrisht që shkaktohet kaos në qytet.

Në anën tjetër, a ka tmerr më të madh se kur e sheh shoferin e autobusit, me telefon në dorë?

Go to TOP