Klopp akuzon gjyqtarët: Po bekoni Manchester United me penallti

Jurgen Klopp ka theksuar sërish mendimin e tij se Manchester United ka marrë një masë ‘të jashtëzakonshme’ penalltish sezonin e kaluar.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer akuzoi Klopp muajin e kaluar se kishte ndikim në goditjet e penalltive të Djajve të Kuq këtë sezon.

Megjithatë, trajneri i Liverpool-it , Klopp, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara përballjes të së dielës në Old Trafford, insistoi edhe një herë se 11 goditjet nga pika e United sezonin e kaluar ishin një sasi e madhe – ndërsa nënvlerësoi dialogun midis dy menaxherëve për situatën.

Përpara ndeshjes kundër Aston Vilës katër javë më parë, Solskjaer tha: ‘Një menaxher i caktuar vitin e kaluar po fillonte të shqetësohej për marrjen e penalltive dhe pas kësaj duket se vendimet janë më të vështira për t’u dhënë.

Unë kam parë një ndryshim të madh që atëherë. Kështu që lëreni në gjyqtarë të bëjnë punën e tyre.

United nuk është akorduar një penallti në javët e fundit, ndërsa Mohamed Salah shënoi fitoren e së martës për Liverpool kundër Atletico Madrid nga pika e bardhë.

Shumë sy do të jenë te gjyqtari Anthony Taylor nëse një incident i diskutueshëm ndodh këtë fundjavë.

Go to TOP