Kjo është harta e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar hartën e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, që do të mbahen të dilën.

Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1 mijë e 638 nga 2 mijë e 477, përcjell Klankosova.tv.

Elezi ka treguar edhe numrin e qytetarëve që kanë të drejtë vote në këtë raund zgjedhjesh.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues”, thuhet në njoftimin e tij.

Go to TOP