KEK anulon konkursin për kryeshefin ekzekutiv

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se e ka anuluar konkursin për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEK ka thënë se do të njoftojnë për rishpallen e konkursit publik për këtë pozitë, por nuk ka bërë të ditur se pse është anuluar konkursi.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt: 13.05.2024.

Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP