Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetime

Policia ka njoftuar për katër persona që kanë vdekur të enjten në rajonin e Prishtinës.

Policia rastet e ka iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

“Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh. /Kosova.info/

Go to TOP