Kapet në kamera personi që dyshohet të ketë vrarë deputetin britanik

Rrjeti televiziv britanik, Sky News, ka siguruar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë një burrë të quajtur Ali Harbi Ali duke ecur përgjatë një rruge në veri të Londrës, disa orë para vrasjes së deputetit konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess.

Sipas mediumit në fjalë, 25-vjeçari, i cili është arrestuar nën dyshimin për vrasjen Amess, shihet duke ecur përgjatë trotuarit të premten në mëngjes.

Pamjet video janë filmuar nga jashtë një dyqani në Highgate Road në orën 8:44 të mëngjesit.

Ali, i cili jetonte disa blloqe larg ngjarjes, mendohet se ishte duke ecur në stacionin hekurudhor Gospel Oak në atë kohë.

Policia po heton lëvizjet e Ali në orët para sulmit.

Deputeti konservator u godit me thikë për vdekje të premten ndërsa ishte duke realizuar një takim elektoral në një kishë. 69-vjeçari ishte duke u takuar me votuesit kur ndodhi sulmi.

Go to TOP