Kapen barna pa banderola në Pejë, policia inicion rastin

Policia ka njoftuar se hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore, ku së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë.

Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola.

“Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme. Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.

“Me akt-vendim nga prokurorja, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt” theksohet në kumtesën e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP