Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Shqipëri-Spanjë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar referët e ndeshjes më të rëndësishme të Shqipërisë, që mbahet nesër, e përballë ka Spanjën.

Kjo është ndeshja e tretë dhe të fundit në grupin B në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, e cila do të mbahet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, duke nisur nga ora 21:00.

Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga arbitri suedez, Glenn Nyberg. Edhe asistentët e tij janë suedez, Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.

Është emëruar dhe Mykola Balakin në rolin e arbitrit të katërt.

Shqipërisë i duhet të fitojë domosdoshmërisht ndaj Spanjës, për të vazhduar lojën.

Go to TOP