Interi sakrifikon tre lojtarë për yllin e Genoa-s

Kampioni i Italisë, Inter tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Simone Inzaghit, ka nisur punën për transferimin e disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas mediave italiane, Interi është i interesuar për futbollistin e Genoas, Gudmundsson.

Madje, thuhet se skuadra e ‘Nerazure’ është e gatshme të sakrifikon tre lojtarë për Gudmundsson.

“Inter ka gati ofertën për Gudmundsson, një huazim me të drejtë blerjeje. Interi ka marrë pëlqimin nga lojtari pas takimit me agjentët. Zanotti, Satriano dhe edhe Pio Esposito mund të përfshihen në negociatat me Genoan”, shkruajnë mediat italiane.

Go to TOP