Inter tashmë i shpallur kampion vetëm barazon me Veronën

Inter dhe Verona kanë ndarë pikët në “Stadio Marc`Antonio Bentegodi” të dielën, duke barazuar me rezultat 2-2.

Inter ka kaluar në epërsi brenda dhjetë minutave të para, kur Marko Arnautovic ka shënuar golin e tij të katërt në ligë këtë sezon.

Megjithatë, gëzimi i ekipit mysafir ishte jetëshkurtër, pasi Verona është kundërpërgjigjur me shpejtësi, kur Tijjani Noslin ka arritur ta barazojë rezultatin.

Në minutën e tridhjetë e shtatë, Verona ka gjetur avantazhin me një gol të Suslov, por Arnautovic ka shënuar sërish, këtë herë për ta barazuar rezultatin për Interin.

Pjesa e dytë ka sjellur raste, por asnjë gol tjetër. 

Me këtë barazim, Interi e mbyllë kampionatin në vendin e parë me nëntëdhjetë e katër pikë, ndërsa Verona përfundoi sezonin në vendin e trembëdhjetë me tridhjetë e tetë pikë.

Go to TOP