Humb jetën një grua në aksidentin në magjistralen Gjilan-Ferizaj

Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore.

Për pasojë, nga ky aksident një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë, ka humbur jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veselaj.

Go to TOP