Hill i dekurajuar për dështimin e takimit Kurti-Vuçiq: Dialogu është në situatë të vështirë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, vlerësoi se dialogu Kosovë -Serbi aktualisht është në një situatë të vështirë.

Ai ka deklaruar se aktualisht është pak i dekurajuar pasi nuk pati mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse besojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja rrugë e drejtë”, tha Hill për Blicin serb.

Ai theksoi se duhen bërë përpjekje reale për të arritur njëfarë progresi pasi kanë kaluar shumë muaj gjatë të cilëve nuk është parë shumë.

Hill vlerësoi se është e qartë se dialogu aktualisht është në një situatë të vështirë.

“Nuk do të doja të hyja në pjesën e punës së Lajçakut, por do të doja të shihja mund dhe e di që disa biseda të tilla ekzistojnë përmes fondacioneve apo institucioneve të ndryshme, por mendoj se duhet të ketë më shumë për të kuptuar logjikën se pse dialogu duhet të përparojë”, theksoi ai.

Ai shtoi se derisa dikush të ofrojë një ide më të mirë, dialogu duhet të mbështetet edhe më fuqishëm, përcjellë Danas.

“Shpresoj se kjo është ajo që do të shohim në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hill.

Ambasadori amerikan theksoi se qëllimet janë shumë të qarta dhe se kërkohet një normalizim i gjithanshëm, i cili është ligjërisht i detyrueshëm.

Duke komentuar ngjarjet rreth festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, ai tha se nuk e kupton pse manifestimi artistik i financuar nga BE-ja është konsideruar si problem sigurie, duke shtuar se festivali ka qenë shumë i suksesshëm gjatë dhjetë viteve të mëparshme.

Go to TOP