Haziri viziton Caparin: Ky besim i juaji përkthehet në përgjegjësi më të madhe në punë

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, i cili aktualisht e ushtron këtë post, ka vizituar banorët e Caparit.

Haziri është zotuar për përmbyllje të investimeve infrastrukturore në vitin e ardhshëm në këtë fshat, si dhe premtoi mbështetje edhe për bujqit kësaj zone.

“Kjo përkrahje e Caparit ndaj meje dhe LDK-së më ka bërë nder të madh. Në vitin e ardhshëm do t’i përmbyllim investimet infrastrukturore në Capar, përfshirë kanalizimin, ujësjellësin dhe rrugën e Muhaxherëve. Ky fshat do të përfitoj mbështetje të madhe edhe për bujqit, si vend tipik i zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë. Ju faleminderit shumë. Ky besim, përkthehet me përgjegjësi më të madhe në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ky takim është organizuar nën respektimin e masave anti-COVID, 20 persona në ambient të mbyllur.

Go to TOP