Haxhiu: Vaksinat e dhuruara nga Norvegjia janë me afat të skaduar, Qeveria duhet të përgjigjet për këtë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se vaksinat të cilat janë dhuruar sot për Kosovën nga Norvegjia janë me agat të skaduar.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se dikush nga Qeveria e Kosovës duhet të përgjigjet për donacionin e vaksinave AstraZeneca.

“Sa prej këtyre vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia ju ka skaduar afati i përdorimit me datë 30 Qershor 2021 dhe sa prej tyre iu skadon me 30 Korrik 2021. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”.

“Norvegjia dhe Danimarka janë dy vende që muaj më parë kanë larguar nga përdorimi vaksinat AstraZeneca. Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”.

Haxhiu ka shkruar se “Sipas OBSH aprovimi i vaksinave kundër COVID-19 me procedurë emergjente, përfshirë edhe vaksinën AstraZeneca, nga rregullatorët e barnave u dha me 6 muaj aftat të skadimit në dispozicion”.

“Pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar donacionin e vaksinave AstraZeneca që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi për qytetarët e saj, i ftoj qytetarët e Kosovës që para se të marrin vaksinat të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave duke llogaritur se afati i përdorimit për vaksinat anti-COVID-19 është 6 muaj”.

Go to TOP