Haskuka flet për aktakuzat që janë ngritur ndaj zyrtarëve të Komunës

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpjeguar aktakuzat që janë ngritur ndaj drejtorëve të tij në mandatin e parë qeverisës.

Disa prej drejtorëve dhe zyrtarëve të komunës së Prizrenit u janë ngritur aktakuza gjatë kohës së qeverisjes Haskuka, i cili është kryetar prej vitit 2017.

“Sa i përket aktakuzës së parë. Kemi pasur një zyrtarë të komuniteteve, parti me të cilën ishim në koalicion. Aktakuza ishte për një vepër që e kishte kryer në qeverisjen paraprake. Pra ai ishte zyrtarë i komunës edhe atëherë. Pastaj kishim gjashtë aktakuza. Një ndaj një drejtori dhe të tjerëve që ishin vartës të tij. Aktakuza ishte për rrëzimin e objekteve që kishin tejkaluar lejen e ndërtimit. Pra e dimë se kemi një qendër tregtare të madhe e cila ka ndërtuar disa objekte. Por inspektorët e kanë parë që është tejkaluar leja e ndërtimit. Kur kanë dalur ekipet që të rrëzojnë, merret një vendim tjetër nga gjykata administrative kalon në gjykatën për kundërvajtje. Kjo është. Gjera në komunën e Prizrenit në 120 vitet e kaluara, janë ndërtuar 17 ndërtime pa leje në prona publike. Ne nuk kemi lejuar ndërtime pa leje në prona private”, ka thënë ai në T7. 

Go to TOP