Haradinaj viziton pacientët e helmuar: Nëse kjo vepër e shëmtuar është bërë nga dora e njeriut, fajtorët të përballen me drejtësinë

Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar pacientët e helmuar në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Ai tha se nga kryetari Bashkim Ramosaj, u informua se me këtë çëshjte për një ekspertizë të saktë janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKShPK dhe “Hidrodrini”.

Ndërsa, Haradinaj tha se nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.

“Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit.

Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve.

Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë.
Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKShPK dhe “Hidrodrini”.

Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Go to TOP