Haradinaj: UÇK-ja ndoqi rrugën e themeltarëve të së drejtës së shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, në vazhdën e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit.

Haradinaj ka thënë se UÇK-ja ndjeki rrugën e themeltarëve të së drejtës së shqiptarëve në Ballkan. 

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndjeki rrugën e themeltarëve të së drejtës së shqiptarëve në Ballkan. Edhe sot, si për mot, i nderova me respekt në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, themeltarët saj”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP