Haradinaj: Italia një nga kontribuuesit më të mëdhenj në garantimin e paqes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Italia është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në garantimin e paqes dhe stabilitetin në vend përmes kontingjentit të saj në kuadër të KFOR dhe vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme në rrugëtimin euro-atlantik.

Në Ditën e Republikës së Italisë, Haradinaj qe pjesëmarrës në festën që u organizua në Kosovë.

“Isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit italian në Prishtinë. Ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Urime Dita e Republikës, Itali!”, shkroi Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP