Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Qeveria duhet të dorëhiqet ose shkarkohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 qershorin dhe 7 korrikun.

I pari i PDK-së, ka bërë thirrje për koordinim ndërpartiak, duke thënë se, kjo është më e mira për qytetarët.

Ndërkohë, Haradinaj në përgjigjen e tij ka thënë se “Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”.

“Të nderuar qytetarë,

Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP