Haradinaj bashkë me Begajn nderojnë të rënët për liri në Gllogjan

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunën në Deçanit.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Përndryshe, komuna e Deçanit ka nderuar Begajn duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Go to TOP